LAJME

Të gjitha uebfaqet e ambasadave dhe konsullatave të Kosovës tash një javë jashtë funksionit

Të gjitha uebfaqet e ambasadave dhe konsullatave të Kosovës tash një javë jashtë funksionit
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Mars 2022, 16:33

Domaini apo uebfaqja zyrtare e të gjitha Ambasadave dhe Konsullatave të Republikës së Kosovës është https://ambasada-ks.net, që një javë është jashtë funksionit.

Pra, nëse provoni të klikoni në cilëndo nga uebfaqet e ambasadave, nuk do të keni qasje.

Bashkatadhetarët thonë se së fundi nuk kanë mundur të marrin asnjë shërbim, dhe për këtë sipas tyre nuk ka pasur as njoftim.

Po ashtu për shkak të sistemit është raportuar për pritje të gjata para ambasadave.

Lidhur me këtë, Telegrafi ka provuar të flasë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika