Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në të 13 pikat kufitare të Kosovës nuk ka kolona.
Në pikat kufitare të Hanit të Elezit, Dheu i Bardhë dhe Merdarë për të dalë nga Kosova pritjet janë nga 5 deri në 10 minuta ndërsa për të hyrë në vend pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.
Në të gjitha pikat tjera kufitare pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta ndërsa nuk ka kolonë.
Para pak ditësh pritjet në pikat kufitare të Kosovës kanë qenë të gjata nga 3 deri në 5 orë, kjo pasi shumë mërgimtarë të diasporës pasi kaluan pushimet e tyre në vendlindje morën rrugën për në vendet ku ata zhvillojnë veprimtarinë e tyre.
Pika e kalimit kufitar në Merdare dhe Dheu i Bardhë kanë qenë dy nga pikat kufitare më të ngarkuara.