Përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike parlamentare do të marrin pjesë në diskutimin e organizuar për çështjen e Asociacionit, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Kështu merr vesh klankosova.tv nga burimet e veta, teksa në këtë takim janë ftuar po ashtu edhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës por edhe të shoqërisë civile.





