LAJME

Të gjitha automjetet që hyjnë në Kosovë nga Serbia duhet të vendosin targa të përkohshme – çmimi 5 euro për 60 ditë

Të gjitha automjetet që hyjnë në Kosovë nga Serbia duhet të vendosin targa të përkohshme – çmimi 5 euro për 60 ditë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shtator 2021, 10:58

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është marr vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

Në vendim thuhet se, obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Kosovës.

Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendit.

Po ashtu, në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë dhe se çmimi për to është 5 euro.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika