Drejtori i zyrës për Kosovë, në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se të enjten do të mbahet takim mes përfaqësuesve politikë të serbëve nga Kosova me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe të gjithë ministrat e Qeverisë së Serbisë.
Në këtë takim të së enjtes, siç tha Petkoviq, do të marrë pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.
Ata do të diskutojnë, siç thotë ai, konkluzionet politike që duhet të arrihen: “Të shohim se çfarë do të bëjmë dhe si do t’ja bëjmë në periudhën e ardhshme”, është shprehur ai në televizionin serb, Prva.





