KRU “ Hidroregjioni jugor”, njofton se ditën e enjte për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KEDS –it në stacionin e pompave në“ Sozi “, nuk do të furnizohen me ujë nga ora 10:00-14:00 disa fshatra dhe një pjesë e qytetit të Prizrenit.
“Konsumatorë të nderuar KRU“Hidroregjioni jugor” në Prizren ju njofton se me datën 18.04.2024 prej orës 10:00 deri në ora 14:00 sipas njoftimit për ndërprerje të energjisë elektrike nga ana e KEDS –it në stacionin e pompave në“ Sozi „ Nashec do të pamundësoj furnizimin me ujë të pijes dhe pa furnizim të ujit do të mbesin: Kobaj, Nashec, Tupec, Atmaxhë, Grazhdanik, Planejë, Gorozhup, Milaj, Mazrek, Gjonaj, Kojushë, Vlashnje dhe një pjesë e qytetit në rrugën e Nashecit. Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes.Ju falënderojmë për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e KRU “ Hidroregjioni jugor”.