Mimoza Kusari ka bërë të ditur se janë dakorduar që seanca e fundit të jetë me datë 12 gusht.
“Pas mbledhjes së kryesisë, bashkë jemi dakorduar që të enjten me 12 gusht të jetë seanca e fundit e sesionit pranveror. Seanca e datës 12 do të jetë e dyta në rend të ditës për shkak se do të fillohet me pikat e papërfunduara, me pikat nga seancat e mëparshme. Tri pika janë në rend dite”, thotë Kusari.
Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, ka bërë të ditur se në atë ditë do të diskutohet për disa pika.
“Do të diskutohet për problemet në KOSTT. Do të shikohet a janë kushtet për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Do të votohet për zgjedhjen e auditorit të përgjithshëm”, thotë ajo, duke treguar se kur do të rifillojë kuvendi punën.
“Kuvendi fillon punimet në të hënën e dytë të muajit shtator, ashtu siç është paraparë me rregullore”, shtoi e njëjta.