Të enjten, në një seancë parlamentare që pritet të nisë në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës do të ketë në shqyrtim të parë heqjen e homologimit, si pjesë e ndryshimeve në Ligjin për Automjete.
Të enjten, Kuvendi shqyrton heqjen e homologimit

Në një njoftim të Kuvendit për rendin e ditës, bëhet e ditur se Kuvendi do të shqyrtojë edhe propozimin e Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të Akreditimit, emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, zgjedhjen e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, zgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatëzi.
Po ashtu në rend dite është edhe propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

