Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së diel, 6 shtator 2026, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, veçanërisht rreth zonave malore. Sipas IHMK-së, nuk parashihen reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë 28 deri në 31°C.
Era do të fryjë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimet veriore dhe verilindore, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.
Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme. Megjithatë, temperaturat e larta gjatë ditës mund të shkaktojnë ngarkesë të lehtë termike, ndërsa freskimi gjatë natës pritet të krijojë kushte më të përshtatshme për pushim dhe gjumë.
Edhe kushtet agrometeorologjike vlerësohen kryesisht të favorshme për punët bujqësore, veçanërisht për vjeljen dhe pjekjen e kulturave. Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta gjatë ditës mund të rrisin nevojën për ujitje te kulturat që vazhdojnë të jenë në fazat aktive të zhvillimit.
Ndërkohë, indeksi UV pritet të jetë mesatar deri i lartë, në vlerat 5–6, me intensitet më të madh gjatë orëve të mesditës. IHMK rekomandon mbrojtje nga ekspozimi i zgjatur ndaj rrezatimit të drejtpërdrejtë diellor.