Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të dielën do të mbajë mot me diell dhe me vapë.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.





