LAJME

Të dielën LDK mban Kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri

Të dielën LDK mban Kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Mars 2021, 10:24

Ditën e diele me 14 mars 2021, Lidhja Demokratike e Kosovës mban Kuvend për zgjedhjen e kryetarit të ri.Ky Kuvend do të mbahet pasi që kryetari aktual, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje.Mustafa dha dorëheqja nga pozita e të parit në LDK pas rezultatit të kësaj partie në zgjedhje.

LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit sipas rezultateve përfundimtare nga KQZ ka marrë 15 deputetë apo 12.64% të votave.
Kandidatë zyrtar për kryetar të LDK-së janë: Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri.Gjatë këtyre ditëve priten edhe kandidime të tjera për të parin e LDK-së.

Anëtarë të LDK-së kanë drejtuar akuza tek Kryesia e LDK-së se po mundohet ta zgjedhë vet kryetarin e ri.Këto akuza janë kundërshtuar nga kryetari aktual Isa Mustafa dhe nënkryetarët e tij duke thënë se brenda partisë nuk ka klane dhe nuk ka imponime.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika