LAJME

Të dielën fillon matja verore e kohës, akrepat lëvizin një orë para

Të dielën fillon matja verore e kohës, akrepat lëvizin një orë para
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Mars 2022, 19:26

Me zhvendosjen e akrepave një orë para, të dielën (27 mars) në orën 02:00 fillon matja verore e kohës.

Matja verore e kohës fillon në fundjavën e fundit të muajit mars me zhvendosjen e akrepave nga ora 02:00 në orën 03:00.

Kalimi nga koha verore në atë dimërore për herë të parë është aplikuar në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa deri më tani aplikohet në 70 shtete në të gjithë botën.

Matja verore e kohës do të zgjasë deri të dielëne fundit të muajit tetor, kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë prapa nga ora 03:00 në orën 02:00 me çka dhe fillon matja dimërore e kohës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika