LAJME

Tash e tri vjet një kombi-bus me katër dyer i është ‘zhdukur’ Spitalit të Prizrenit

Tash e tri vjet një kombi-bus me katër dyer i është ‘zhdukur’ Spitalit të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Qershor 2026, 11:37

Tash e tri vjet një kombi-bus me katër dyer i është ‘zhdukur’ Spitalit të Prizrenit. Për këtë kombi-bus, Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin e tretë me radhë nuk po arrin të gjej evidencë nga Spitali i Prizrenit se i njëjti ekziston, është në përdorim apo dhe është dhuruar a tjetërsuar.

Në raportin e auditimit të vitit 2025 për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës thuhet se kombi-busi me katër dyer është në vlerë origjinale prej 25 mijë euro dhe i cili sipas regjistrimit i përket Spitalit të Prizrenit.

Në vitin 2025 Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit kishte drejtuar kërkesë për hetim në Krimet Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren.

“Pamundësia për të dëshmuar ekzistencën fizike të pasurisë të cilën e mban në regjistra në mungesë të informative për të njëjtën, rrit mundësinë e keqpërdorimit, humbjes apo tjetërsimit të saj”- thotë ZKA.

ZKA ka rekomanduar që bordi drejtues dhe drejtori i përgjithshëm duhet të forcojë kontrollet në menaxhimin e pasurisë ashtu që të sigurojnë informata dhe dëshmi për ekzistencën fizike për të gjitha pasuritë e mbajtura në regjistra.

Menaxhmenti i SHSKUK-së është pajtuar me këtë gjetje.

Raporti i ZKA-së për SHSKUK-në i vitit 2025 ka rezultuar me 12 rekomandime, prej tyre pesë të reja dhe shtatë rekomandime të përsëritura.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka pranuar opinion të kualifikuar në raportin e auditimit të pasqyrave financare për vitin 2025. Auditori jep opinion të kualifikuar kur pasqyrat financiare nuk janë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.

Raporti i auditimit për vitin 2024 kishte rezultuar me nëntë rekomandime, dy prej të cilave janë zbatuar ndërsa për shtatë të tjera nuk ka nisur zbatimi.

Raportin e plotë të SHSKUK-së mund ta gjeni KËTU./Kallxo.com

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika