Këshilli i Referëve të FTK-së, të martën ka zgjedhur Komisionin e ri Drejtues.
Në pozitën e kryesuesit edhe për një mandat, do të jetë referi nga Prizreni, Tarkan Kosova.
Gjithashtu ky Këshill, ka zgjedhur edhe dy anëtarë të ri të Komisionit, Blearta Ukëhaxhajn dhe Genis Nallbanin.
Ndryshe, referët nga Kosova ndajnë drejtësi edhe në gara të ndryshme ndërkombëtare në një nga sported më të popullarizuara në botë.