LAJME

Tarifat për ngrohje mbesin të njëjta edhe në ketë sezon, nuk ka rritje çmimesh

Tarifat për ngrohje mbesin të njëjta edhe në ketë sezon, nuk ka rritje çmimesh
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Tetor 2022, 16:25

Zyra e Rregullatorit të Energjisë, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kanë njoftuar që nuk do të ketë rritje të çmimit të ngrohjes.

ZRRE ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të Bordit kanë bërë të ditur së është vendosur tarifa për konsumatorët dhe është vendosur që çmimi të jetë i njëjti edhe për këtë sezone.

“Bordi i Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Seancën e tij të dymbëdhjetë (XII) me radhë për këtë vit, të mbajtur sot me 12 tetor 2022, ka shqyrtuar dhe miratuar të Hyrat e Lejuara Maksimale dhe tarifat për sezonën ngrohëse 2022/2023 për Ndërmarrjen NQ Termokos. Sipas vendimit të Bordit tarifat për konsumatorët do të mbesin të njëjta edhe për këtë sezon ngrohëse”, thuhet në postim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika