LAJME

Talenti prizrenas, Pashtrik Morina, në prova tek gjiganti gjerman Borussia M’gladbach

Talenti prizrenas, Pashtrik Morina, në prova tek gjiganti gjerman Borussia M’gladbach
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Maj 2023, 20:46

Futbollisti i shkollës A&N-Winner, Pashtrik Morina ka marrë ftesë zyrtare për tu testuarte ekipi i madh gjerman, Borussia Mönchengladbach. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë ekipi i A&N-së, ndërsa futbollisti që është pjesë e Kosovës dhe e kategorisë U-15 të ekipit të tij, pritet që në javët në vijim të testohet në ekipin gjerman.

“Super futbollisti i shkollës tonë të futbollit A&N-WINNER, Pashtrik Morina ditëve të sotme ka marr një ftesë zyrtare nga gjigandi gjerman i futbollit Borussia Mönchengladbach për prova zyrtare me gjeneratën përkatëse. Ne si klub dhe si staf jemi jashtëzakonisht të lumtur me suksesin e arritur të Tikit ku falë punës së të gjithëve në përgjithësi kemi arritur në kto nivele të mëdha të futbollit.

Puna e palodhur, edukata familjare, shoqëria, kualiteti, janë disa nga tiparet e Pashtrikut të cilat në përmbledhje sjellin përveç se një futbollist cilësor një djalosh shembullor.” – ka shkruar ndër të tjera njoftimi i A&N sot.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika