LAJME

Taksistit i vidhen 200 euro nga një klient

Taksistit i vidhen 200 euro nga një klient
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Korrik 2021, 08:34

Një taksist ka raportuar në polici se një klient i panjohur nën kërcënimin e thikës i kishte vjedhur para dhe gjësende.

Në njoftimin e policisë thuhet se i janë grabitur 200 euro para të gatshme, një telefon mobil dhe dokumentet e tij personale.

Nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar.

“Gllogoc 08.07.2021 – 18:45. Viktima mashkull kosovar taksist, ka informuar se një klient i pa njohur nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur 200 euro para të gatshëm, një telefon mobil dhe dokumentet e tij personale. Nuk raportohet për lëndime, përderisa asti është duke u hetuar”, njofton Policia.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika