LAJME

Takohen komandanti i KFOR-it dhe drejtori i Policisë së Kosovës

Takohen komandanti i KFOR-it dhe drejtori i Policisë së Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Korrik 2023, 17:49

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka takuar drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe stafin e tij, në shtabin e KFOR-it në Prishtinë.

“Ata diskutuan për situatën e sigurisë dhe çështjet kryesore të koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Twitter.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar komandantin e KFOR-it.

Ata kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika