Gjasat që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të marrë pëlqimin për shtyerjen e zgjedhjeve lokale nga liderët e partive politike në Kosovë, janë minimale.Takimi i thirrur nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në orët e pasditës me liderët kryesore të subjekteve politike mund të përfundoj vetëm me disa fotografi e me rikonfirmin të saj që tashmë e kanë thënë publikisht liderët e partive opozitare Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.Gazeta Blic ka mësuar nga burimet e saj se në këtë takim vetëm se do të kërkohet ajo çfarë kanë thënë Krasniqi, Abdixhiku, dhe Haradinaj.
Takimi që nuk do të sjell asgjë, liderët e opozitës do të rikonfirmojnë kërkesën e tyre – S`ka shtyrje të zgjedhjeve, duhet të ketë shkurtim të fushatës zgjedhore

Partia Demoktatike e Kosovës do të përfaqësohet në këtë takim me kreun e saj Memli Krasniqi , përderisa njëjtë do të veproj edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.Gazeta Blic nuk ka arritur të marrë vesh në do të ketë vet udhëheqësi i AAK Ramush Haradinaj që do të shkoj në takim me Osmanin apo dikush tjetër nga kjo parti do ta përfaqësoj Ramush Haradinajn.“Siç e dini takimi është konfirmuar nga të gjitha subjektet politike, por që nga ky takim nuk do të ketë rikonfirmin të asaj që kanë thënë liderë te tri aprtive opozite, që fushatë zgjedhore duhet të shkrtuohet për shkak të situatës më pandemi e assesi të ketë shtyerje të zgjedhjeve lokale’, ka thënë burime të gazetës nga të tri subjeket politike PDK LDK AAK.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se do të jenë pjesë e takimit të thirru nag e para e vendit por që deri tani nuk ka një qëndrim nga partia në pushtet nëse janë për shtyerje të zgjedhjeve lokale ose jo.
Gjithçka që dihet deri tani nga ky subjekt është se kanë përkrahur idenë që fushata zgjedhore të shkurtohet dhe mos të jetë 30 ditë për shkak të gjendjës së rëdnë me COVID 19 , e paraparë me ligjet për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.Takimit të sotëm i paraprinë një letër këmbim që ka pasur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me drejtuesin e Institutit Kombëtar të Shëndetësë Pulbike Naser Ramadani.Ky i fundit në letrën që i kishte kthyer Osmanit kishte rekomanduar shtyerje të zgjedhjeve lokale për shkak të numrit të madh të të infektaurve me COVID 19 dhe rastit të madh të njerëzve që po humbin betejën më këtë virus.Shtyerja eventuale e zgjedhjeve ka ngjallur reagime të shumta nga partitë në opozitë si dhe shoqëria civile duke thënë se një shtyerje e tillë është sulm direkt mbi demokracinë.Ka qenë kryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës Lumir Abdixhiku i cili përmes një letreje ka kërkuar që fushata zgjedhore të shkurtohet nga tridhjetë ditë, në dhjetë perderisa lideri i AAK Ramush Haradinaj ka kërkuar që ajo të mbahet vetëm për pesë ditë.PDK nuk ka propozim ende se sa mund të jetë fushata zgjedhore por vetëm se ka konfirmuar se janë për shkurtimin e fushatës zgjedhore.Në rast se mund të ketë një dakordim mes palëve, këtë rast presidentes së vendit dhe liderëve të partive politike, ateherë mund të ketë shkurtim të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit. /Gazeta Blic/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

