Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Presidentja Osmani me këtë rast ka shprehur falënderimin për mesazhin e qartë të SHBA-së të shprehur dje, në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe kërkesën për heqjen e menjëhershme të barrikadave e ndalimin e kërcënimeve dhe frikësimit të qytetarëve lokal, si dhe sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, zyrtarëve të komisionit zgjedhor dhe misionit të EULEX-it në Kosovë.
“Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon. Presidentja Osmani ka theksuar nevojën urgjente të heqjes së barrikadave në veri të vendit të vendosura nga strukturat ilegale të organizuara në banda kriminale dhe të dirigjuara nga Vuçiqi”,thuhet në njoftimin për media.




