LAJME

Takimi me Thaçin dhe të tjerët, ish presidentët arrijnë në Hagë

Takimi me Thaçin dhe të tjerët, ish presidentët arrijnë në Hagë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shtator 2022, 15:47

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli i shoqëruar nga ish presindetët e Shqipërisë, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi kanë arritur në Holandë.

Bashkë më ta është edhe ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko.

Ish presidentetët pritet t’i takojnë krerët e UÇK-së në Hagë.

Për udhëtimin e tyre është kujdesur ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke i çuar me aeroplanin e tij privat atje.

Pamje teksa kanë mbërritur në Hagë ka publikuar Jetlir Zyberaj nga ekipi i Pacollit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika