Është mbajtur takimi i parë i grupit punues për projektin rrugor Tetovë–Prizren, një iniciativë strategjike me rëndësi të veçantë për ndërlidhjen infrastrukturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Gjatë takimit u diskutuan hapat konkretë për realizimin e projektit, përfshirë definimin e fazave të ardhshme të punës dhe koordinimin ndërinstitucional të nevojshëm për të përshpejtuar procesin. U theksua rëndësia e projektit jo vetëm si një lidhje rrugore, por si një urë bashkëpunimi ekonomik, social dhe rajonal ndërmjet dy vendeve.
Pjesëmarrësit e takimit u dakorduan për nevojën e përshpejtimit të të gjitha procedurave burokratike dhe administrative, në mënyrë që puna konkrete të fillojë sa më shpejt.






