LAJME

Takimi i dytë publik i kryetarit Shaqir Totaj me qytetarë do të mbahet të premten

Takimi i dytë publik i kryetarit Shaqir Totaj me qytetarë do të mbahet të premten
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Dhjetor 2023, 11:10

Faqja zyrtare e komunës së Prizrenit ka njoftuar se takimi i dytë i kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, me qytetarë do të mbahet të premten më datë 22 dhjetor.

Takimi do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit (Shtëpia e Bardhë), në orën 10:00.

Takimi është i hapur dhe qytetarët mund t’i parashtrojnë pyetje kryetarit dhe ekzekutivit të komunës për të gjitha temat të cilat atyre iu interesojnë.
Në njoftim thuhet se të drejt pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika