LAJME

Takimet me liderë botërorë gjatë Samitit në Jerevan, Kurti: Kosova është e përcaktuar për anëtarësim në BE dhe në NATO

Takimet me liderë botërorë gjatë Samitit në Jerevan, Kurti: Kosova është e përcaktuar për anëtarësim në BE dhe në NATO
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Maj 2026, 07:41

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të Samitit të tetë të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan ishte pjesë e dy paneleve: “European Coalition Against Drugs” dhe “Reinforcing Democratic Resilience and Addressing Hybrid Threats”, krahas një morie takimesh të rëndësishme e të frytshme sipas tij, me liderë shtetesh pjesëmarrëse dhe institucionesh euro-atlantike.

“Pata kënaqësinë të takoj e bisedoj me miq si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së Kaja Kallas, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković, kryeministri i Luksemburgut Luc Frieden, kryeministri i Finlandës Petteri Orpo, Princi Albert II i Monakos, e po ashtu liderë shtetesh me të cilat synojmë të lidhim marrëdhënie diplomatike si presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy” – bëri të ditur Kurti në Facebook.

Ai theksoi se Republika e Kosovës është e përcaktuar, e angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën e saj drejt antarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si një domosdoshmëri por edhe si garancia më e mirë për stabilitetin dhe sigurinë afatgjate në rajon në njërën anë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në anën tjetër.

“Njohja e Republikës së Kosovës, e cila është e rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, nga vendet që ende hezitojnë ta bëjnë këtë dhe avancimi i statusit në shtet kandidat për anëtarësim janë hapat që duhet t’i paraprijnë një procesi të bazuar në merita” – theksoi tutje Kurti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika