- Reklama -

Takime konsultative për krijimin e Qeverisë, Kurti i dërgon ftesë Abdixhikut

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nisur me dërgimin e ftesave për partitë opozitare për takime konsultative për formimin e Qeverisë.

Kurti i ka dërguar ftesë kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut për t’u takuar më 9 prill në orën 15:00 ose më 10 prill në prën 09:00 ose 14:00.

- Reklama -

Në letrën që ka siguruar Telegrafi, Kurti i është drejtuar Abdixhikut se pret përgjigjen e tij për këtë takim.

“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut.

Telegrafi ka kontaktuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për të parë nëse do të pranoj të takohet me Kurtin, por i njëjti deri në këto momente nuk është përgjigjur.

Nuk dihet nëse Kurti një ftesë të tillë u ka bërë edhe partive tjera opozitare.

Një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar as nga PDK-ja e as nga AAK-ja, ndonëse janë pyetur nga Telegrafi nëse kanë pranuar ftesa të tilla.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin si datë ku do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit.

Po atë ditë, LVV synon ta zgjedhë edhe qeverinë, siç ka deklaruar më herët Kurti. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort