Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka takuar në Madrid ministrin për Punë të Jashtme, BE dhe Bashkëpunim të Spanjës, Jose Manuel Albares.
Në platformën X, Sorensen ka shkruar se takimi përfshiu “diskutim të thellë mbi dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, duke shtuar se është mirënjohës për interesin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e fortë të Spanjës për avancimin e procesit të normalizimit.
Sorensen po vazhdon të zhvillojë takime të tilla me zyrtarë evropianë për të diskutuar mbi ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Insightful discussion in Madrid 🇪🇸 with Minister @jmalbares on the 🇪🇺-facilitated Dialogue. Grateful for Spain’s sustained interest and strong support for advancing the normalisation process. pic.twitter.com/hcUvgwbdCg
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) November 26, 2025
