Home LAJME Tahiri: VV-ja në 2015-n votoi për falje të borxheve, e pasinqertë të thuhet tash se nuk i falin

Tahiri: VV-ja në 2015-n votoi për falje të borxheve, e pasinqertë të thuhet tash se nuk i falin

0
Tahiri: VV-ja në 2015-n votoi për falje të borxheve, e pasinqertë të thuhet tash se nuk i falin

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se do të nisin një nismë legjislative në Kuvend për të kërkuar faljen e borxheve bizneseve gjatë pandemisë.

Në një konferencë për media, Tahiri ka treguar një transkript të 2015-s që tha se ka të bëjë me falje të borxheve dhe që atëherë e pati votuar pro edhe VV-ja. Deklaratën e ministrit të Financave i cili tha se nuk do të falin borxhet e ndëshkimet, Tahiri e quajti të pasinqertë.

“Është e pasinqertë dhe e padrejtë të thuhet se ‘ne nuk falim borxhe’. Ne kemi këtu transkriptin e 22 korrikut 2015 ku në Kuvend VV-ja ka votuar për faljen e borxheve. Si AAK ne nuk do ndalemi në adresimin e kësaj çështje, bashkë me grupet parlamentare por edhe në pozitë, do nisim nismën legjislative në Kuvend për faljen e borxheve”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se Qeveria sot në Kuvend me mosvotimin e rezolutës për faljen e borxheve, ka injoruar votën e qytetarëve,

“Gjatë fushatë zgjedhore të gjitha partitë politike kanë mbajtur takime mbi 50 njerëz kundërligjshëm, edhe vetë VV-ja me mbi 5 mijë qytetarë dhe nuk ka pasur asnjë ndëshkim. Kundërligjshëm janë paguar 11 milionë euro për keqpërdorimet e bëra në veri, ndërsa sot nuk u mbështet rezoluta në përkrahje të qytetarëve”, përfundoi Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here