Besnik Tahiri, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se trendi i votimeve në Komitetet e Këshillit të Evropës tregon se shanset që Kosova të marrë votën pro edhe në Asamblenë Parlamentare janë reale.
Tahiri, që është pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka thënë se me anëtarësimin e Kosovës do të fitojnë të gjithë.
“Në të dy takimet në Komiteteve, në atë për Barazi dhe Mos diskriminim dhe në Komitetin për Çështje Ligjore dhe Drejta të Njeriut diskutimet dhe votimet treguan se shumica dërmuse janë në anën tonë. Në të parin votimi ishte i qartë, 30 vota ishin PËR, 2 KUNDËR dhe 4 abstenime ndërsa në të dytin, në Legal 23 vota PËR dhe 3 KUNDËR. Ky trend i votimit tregon saktë se 2/3 e votave janë reale për votimin e sotshëm. Për pak do të kemi edhe një betejë atë të mosvotimit të 16 amandamendeve, shumica të inicuara nga Delegacioni Serb”, ka shkruar Tahiri në Facebook.





