LAJME

Tahiri: ShBA të ndërtojë një bazë ushtarake në veri

Tahiri: ShBA të ndërtojë një bazë ushtarake në veri
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Tetor 2023, 10:20

Ish-kryenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri, ka propozuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërtojnë një bazë ushtarake në veri.

“Vetëm në këtë mënyrë ndalet lufta gjeopolitke e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit”, tha ajo.

Tahiri theksoi se përcaktimi perëndimor i Kosovës u pagua me jetë njerëzish.

Këto deklarime të ish-kryenegociatores vijnë pas më shumë se një jave, prej ndodhi sulmi terrorist mbi policinë e Kosovës.

Si pasojë u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika