LAJME

Tahiri: Seanca për presidentin me fol mes veti deputetët e LVV-së, nuk marrim pjesë

Tahiri: Seanca për presidentin me fol mes veti deputetët e LVV-së, nuk marrim pjesë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Prill 2026, 15:16

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se nuk do të marrin pjesë në seancën për të diskutuar për presidentin.

Ai ka thënë se kjo seancë është thirrur për të folur mes veti deputetët e LVV-së.

“Diskutimet për zgjedhjen e presidenti kanë qenë spektakle politik për me ardh në këto rrethana Është një seancë me fol vet me veti. Kjo seancë është vazhdim i një spektakli politik që po e qon vendin në zgjedhje. Ne nuk marrim pjesë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk ka shenja për zgjidhje, por për zgjedhje

Tahiri ka thënë se LVV do ta pësojë në zgjedhjet e ardhshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika