- Reklama -

Tahiri: Radoiçiqi e paska vendosur pagën minimale në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se në seancën e radhës në Kuvend, që do të mbahet sot, do të kërkohet shtyrja e votimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare, për të diskutuar rreth përgjimit të ri në të cilin është përfshirë sërish shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Mediumi “Paparaci” të mërkurën ka publikuar një përgjim në të cilin Kusari-Lila bisedon me terroristin Milan Radoiçiq. Flasin për votimin e pagës minimale e votimin e një gjyqtari të Kushtetueses. Kusari-Lila e ka quajtur “të montuar” përgjimin.

Në një konferencë për media të enjten, Tahiri ka thënë se deputetët duhet të diskutojnë se si Radoiçiqi ka vendosur për pagën minimale të Kosovës.

- Reklama -

“Kryeterroristi Radoiçiq bashkë me qeverinë kanë përcaktuar pagën minimale në Kosovë. Jo vetëm kaq, nga kjo ata përjashtuan veteranët, familjarët e dëshmorëve, ata që lanë gjymtyrët për këtë vend. Zëvendësministri i Drejtësisë, paska qenë edhe me Mimozën edhe me Radoiçiqin. Ky Kuvend është i kriminalizur, vendimmarrje ka marrë kryeterroristi Radoiçiqi. Si mund të vazhdojë kjo legjislaturë kur kemi aq thellë të involvuar terroristë. Ne sot e kemi vazhdimin e seancës por do të kërkojmë vazhdimin e kësaj çështje, që të gjithë deputetët të flasin lidhur me këtë”, ka thënë ai.
Më 14 qershor, pasi ishte votuar Ligji për Pagën minimale, edhe me votat e Listës Serbe, që atë ditë ishte në sallën e Kuvendit, Kusari-Lila kishte akuzuar PDK-në se kishte dërguar Listën Serbe për votim.

Ligji i Pagës Minimale nuk i përfshin veteranët e UÇK-së. Pensioni i tyre lidhej me pagën minimale që ishte 170 euro. Paga minimale është rritur në 264 euro, por vetëm për punëtorët. Qeveria ka hezituar t’i rrisë pagat edhe për veteranët, për shkak të dyshimit për “fryrje të listave”.

Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq në një reagim dje ka thënë se ka pasur udhëzime nga Radoiçiqi për të mbështetur Ligjin për pagën minimale dhe emërimin e gjyqtarit të Kushtetueses, gjë të cilën thotë se ia kërkoi Kusari-Lila.
Në korrik të vitit 2023, portali “Nacionale” i kishte publikuar disa përgjime të Kusari-Lilës me Simiqin. /EO

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort