Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i kompensojë ushtarët për orët shtesë.
Tahiri – Qeverisë: Kompensoji ushtarët për orët shtesë

Ai ka thënë se çështja të tilla të moskompensimit po dërgohen në gjykata, gjë që e ka vlerësuar të vështirë për një ushtar ta bëjë.
“Si ka mundësi qe ministria te mos i kompensojë ushtarët tanë për orët shtesë dhe një çështje e tillë të bëhet subjekt i trajtimit në Gjykata. Kjo është në pozicionet më të vështira që një person që është në uniformë të detyrohet ta lypë të drejtën e vetë në gjykatë e të mos mbrohet nga institucioni. Merreni këtë punë seriozisht i bëj thirrje qeverisë dhe ministrit të Mbrojtjes të bëjë kompensimin e duhur”, ka theksuar Tahiri./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

