Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësimin e mijërave zyrtarëve publikë lidhur me kompensimin në paga, duke thënë se ka dy muaj që Ligji i Pagave ka hyrë në fuqi, ndërkohë nuk dihet saktë se sa është paga për secilën pozitë. Sipas tij kjo vetëm se ka sjellë paqartësi, pabarazi, por ka krijuar pasiguri të madhe tek ta.
Tahiri për mungesën e shtesave: Pakënaqësi e dëshpërim

Tutje, Tahiri u shpreh se në këtë kohë krize, përtej halleve ditore, kjo paqartësi është nënvlerësim i punës, e këtu më së shumti preken profesionistët që po zgjedhin ta lënë sistemin publik.
“Në çdo institucion publik, është krijuar atmosferë e zymtë, diskutimi kryesor është se sa është paga, pakënaqësi e dëshpërim. Vendimmarrësit në vend se të shtrijnë komunikimin, kanë vendosur nga muaji në muaj të nxjerrin një arsyetim. Në këtë krizë, përtej halleve ditore, kjo paqartësi është nënvlerësim i punës, e këtu më së shumti preken profesionistët që po zgjedhin ta lënë sistemin publik. Për të arritur një nivel të tillë përgatitje duhet prej 3-5 vjet, e ka raste si në shëndetësi deri në 6-10 vjet. Që i bie, se ne po rrezikojmë funksionet vitale të sektorëve. Me urgjencë, duhet që të procedohen pagat sipas ligjit, të vendoset komunikim e dialog për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit, e për të parë presionin që po vjen nga trendi i largimit të profesionistëve” , shkroi Tahiri në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

