LAJME

Tahiri për mungesën e energjisë elektrike: Kosovën tonë të dashur e ka mbuluar terri

Tahiri për mungesën e energjisë elektrike: Kosovën tonë të dashur e ka mbuluar terri
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Nëntor 2026, 13:29

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësimin për ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike në vend, duke thënë se ato po ua vështirësojnë jetën qytetarëve, përfshirë edhe në kryeqytet dhe qytete të tjera.

Në seancën e Kuvendit, Tahiri tha se ndërprerjet po ndodhin kryesisht në vendbanimet rurale, por se mbrëmë janë raportuar edhe në Prishtinë dhe qytete të tjera.

Ai ka kritikuar edhe çmimin e energjisë elektrike, duke thënë se familjet me gjendje të rëndë ekonomike po detyrohen të hyjnë në borxhe për t’i paguar faturat.

“Jemi duke parë që Kosovën, vendin tonë të dashur e ka mbuluar terri. Mungesa e energjisë elektrike me orë të tëra, kryesisht në lokacione në vendbanime rurale, mirëpo mbrëmë edhe në kryeqytetin, Prishtinë, edhe në qytete të tjera, realisht është duke e vështirësuar jetën e qytetarit të Kosovës në maksimum, duke i detyruar familjet e varfëra që realisht të hyjnë në borxhe për me mujt me e pagu çmimin e energjisë elektrike, e në veçanti duke e ditur se një numër i madh i familjeve kanë fëmijë në 5 zonat urbane, siç e thashë në debatin e kaluar, për energji, nxjerrja është kryesisht, mos me thënë ekskluzivisht, me energji. Është duke e bërë jetën të pajetueshme në vendin tonë”, tha ai./EO

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika