- Reklama -

Tahiri: Nga kodi civil do t’i largojmë një pjesë të legjislacionit që ka mbetur nga koha e ish-Jugosllavisë

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kodi civil është dokument i rëndësishëm pasi largon pjesë të legjislacionit të mbetur jugosllav.

“Kodi civil është dokument në të cilin është punuar shumë gjatë, kanë qenë tre ministra të Partisë Demokratike që kanë punuar në këtë dokument.. Shumë çështje civile rregullohen ende me legjislacionin e ish-Jugosllavisë, ky është dokument që punuar me ligjin e Kosovës”, ka thënë Tahiri, ne konferencën për media, mbajtur pas mbledhjes së kryesisë.

- Reklama -

Tahiri foli edhe për shtrenjtimin e rrymës dhe të produkteve esenciale, që, sipas tij, po e vështirësojnë jetën e qytetarëve.

“Kemi kërku që rritja e çmimit mos me ndodhë, por që ka ndodhë, ne kemi kërku kthimin në pikën zero dhe vendimi i ZRrE-së të anulohet, të anulohej ky vendim i ZRrE-së. çdo produkt esencial ka pësuar rritje, edhe shtrenjtimi rreth 100 për qind i energjisë e bën të pa përballueshme koston,. jeta në Kosovë po bëhet e papërballueshme”.

Ai madje kritikoi qeverinë edhe për çështjen e dialogut, duke thënë se nuk po tregohen mjaftueshëm transparentë.

“Sot nuk mund te flasim për draftin e një marrëveshjeje me Serbinë, draft të cilin ne nuk e kemi parë. Po ka ide, edhe veprime të cilat nuk po janë në favor të Kosovës, siç ka qenë çështja e targave, por edhe vendimi i ZRRE-së për mospërfshirjen e komunave veriore brenda shtrenjtimit të energjisë”, tha ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort