Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, njëjtë siç e ka marrë i pari vaksinën kundër COVID-19, po ashtu duhet të jepte i pari rrogën e tij për Fondin e Sigurisë.
“Kur erdhën vaksinat, kryeministri dha shembull i pari, shkoi dhe e mori vaksinën, por kur u themelua Fondi, do të duhej me qenë prapë një simbolikë, do të duhej prapë që kryeministri me dhënë rrogën i pari, dhe me thënë ‘unë, së bashku me kabinetin tim qeveritar pagat e prillit do t’i derdhim të gjithë në Fondin e Sigurisë’”, tha Tahiri në seancën parlamentare.





