LAJME

KB Bashkimi nuk mund të udhëtojë për ndeshjen në FIBA Europe Cup, kërkon shtyrjen e saj për shkak të vizave

KB Bashkimi nuk mund të udhëtojë për ndeshjen në FIBA Europe Cup, kërkon shtyrjen e saj për shkak të vizave
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Tetor 2026, 13:29

Klubi i Basketbollit KB Bashkimi ka kërkuar nga FIBA shtyrjen e ndeshjes së paraparë, pasi anëtarët e ekipit ende nuk kanë marrë përgjigje për pajisjen me viza.

Përmes një njoftimi publik, klubi nga Prizreni ka bërë të ditur se i ka përmbushur me kohë të gjitha procedurat dhe kërkesat e nevojshme për aplikimin për viza, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje lidhur me këtë çështje.

Sipas KB Bashkimit, kjo situatë e ka bërë të pamundur udhëtimin e ekipit dhe zhvillimin e ndeshjes sipas planifikimit.

Për këtë arsye, klubi i është drejtuar FIBA-s me kërkesë për shtyrjen e ndeshjes dhe caktimin e një date të re, me qëllim që lojtarët dhe anëtarët e tjerë të ekipit të kenë kohë për t’u pajisur me vizat e nevojshme.

Në njoftim, Bashkimi ka theksuar se nga ana e klubit janë ndërmarrë me kohë të gjitha veprimet e kërkuara, ndërsa për zhvillimet e reja lidhur me këtë çështje ka premtuar se do ta informojë opinionin publik.

Klubi u ka falënderuar tifozëve dhe përkrahësve për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika