Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka theksuar se seanca e sotme diskutim për miratimin e rezolutës për mbështetje për Policinë e Kosovës, nuk duhej të diskutohej.
“Ajo që duhet të dijë sot qytetari i Kosovës është se ky kuvend me një vendim të prerë të lidershipit është duke e bojkotu një temë, një kërkesë të inicuar nga PDK për tri ligje të cilat nuk ishte dashur të diskutoheshin sot në kuvendin e Kosovës. Po flasim për diçka që i takon Policisë së Kosovës. Nuk ka ndodhë në histori të këtij shteti që qeveria t’ia ndalë rrezikshmerinë policëve të Kosovës, duke e ditur që ata janë i vetmi korpus i zyrtarëve publik, të cilët janë duke e rreziku jetën”, tha Tahiri.





