Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke shkaktuar ndarje brenda komunave të vendit me vizitat që është duke i bërë, sipas tij, ai është duke shkuar vetëm në ato qytete ku Lëvizja Vetëvendosje është drejtuese.
Tahiri, Kurtit për vizitën në Podujevë: Mos i përçaj komunat, takoji grevistët

“Mos përçaj! Sot, kryeministri paska shkuar në Podujevë, nesër, në Gjilan e gjatë javës në Dardanë e Shtime”.
“Kryeministër, mos i përçaj komunat, takoji grevistët se fragmentizimi është dobësim i institucioneve dhe i shtetit. Sindikalistët po presin takim e dialog social!”, ka thënë Tahiri.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

