Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencë për media.
Tahiri kritikon qeverinë për zbatimin e planit legjislativ

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se një ndër dështimet e kësaj qeverie është plani legjislativ.
“Si Grup Parlamentar e kemi thirrur këtë konferencë ku do shpërfaqim një ndër dështimet spektakulare të kësaj qeverie në planin legjislativ. Ky dokument është letërnjoftimi i dështimit të kësaj qeverie. Kjo qeveri po fshihet kinse ka pengesa në plan-programin e vet. Programi i kësaj qeverie është dështimi e premtimet në programin “Krejt dhe drejt”, dhe i ka shkelur në zbatim. Asgjë nuk është bërë as për skemën pensionale, për familje në nevojë, as ligjin për sigurime shëndetësore. Premtimet e tyre kanë qenë mashtrime”, tha ai./RTK/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

