- Reklama -

Tahiri: Kosova s’do të heqë dorë nga njohja nga Serbia për shkak të dështimit të Osmanit e Kurtit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Kosova nuk heq dorë nga njohja e njohja e Serbisë, ndonëse këtë, sipas tij, e kanë bërë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

“Kosova nuk ka hequr dorë nga njohja, por ka hequr dorë kryeministri Albin Kurti. Ne nuk do të heqim dorë nga dështimet e liderëve, siç janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Ne nuk heqim dorë nga një njohje e tillë që pastaj do t’i hapë rrugën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka deklaruar Tahiri.

- Reklama -

Ai në deklarimin pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se qytetarëve serbë në Kosovë po u imponohet vullneti i Beogradit, mirëpo se “kushtetutshëmeria e Kosovës është ajo që duhet të ketë rëndësi”.

“Është krejt e parëndësishme çka thotë Vuçiqi për Kosovën. Është shumë e rëndësishme kushtetutshëmeria e Kosovës. Te ne nuk mund të imponohet vullneti i Beogradit … Qytetarët që jetojnë në Kosovës janë peng i politikave të Beogradit, ata nuk guxojnë të jetojnë në shoqëri multietnike, ata janë të frikësuar nga politikat e Beogradit, qoftë në mos marrjen e targave kosovare, pastaj frika për t’u integruar në shoqëri multietnike”, ka theksuar Tahiri.

Ai ka informuar edhe për punën e Komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore, të cilin e kryeson.

“Dje përfundimisht ka votuar komisioni për reformën zgjedhore. Gjatë gjithë kohës zgjedhjet në Kosovës janë monitoruar nga vëzhgues të Bashkimit Evropian dhe duhet të adresohen të gjitha rekomandimet. Ka pasur edhe propozime të partive politike të cilat të gjitha bashkë janë drejtuar në mënyrë unanime. Gjatë këtij procesi kemi pasur bashkëpunim të mirë me zyrën e Bashkimit Evropian, Ambasadën Amerikane, Ambasadën e Mbretërive të Bashkuara”, është shprehur Tahiri. / EO

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort