Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është shprehur se Kosova tashmë është e izoluar dhe e sankionuar nga ShBA-ja.
Sipas tij, Qeveria është duke e injoruar këtë situatë, që ai e quajti brengosëse, përcjell Klankosova.tv.
“Ju shihni se si është gjendja në vend, Kosova tanimë është e izoluar, Kosova është e sanksionuar nga ShBA, kryeministri, Qeveria, Kuvendit, janë duke e injoruar një situatë e cila me të vërtetë është brengë për të gjithë ata njerëz që kanë dhe dinë diçka për këtë vend”, u shpreh ai.
Tahiri tutje u shpreh se kjo vazhdimi i kësaj qeveria është siç tha ai, vazhdimi i varfërisë dhe i dobësimit të sovranitetit.
“Kjo qasje e kërkon papërgjegjshmërinë dhe joseriozitetin e trajtimit të temës dhe për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës vazhdimi i kësaj qeveria është vazhdimi i agonisë, vazhdimi i varfimit të këtij vendi dhe vazhdimi i dobësimit të sovranitetit të Kosovës”, u shpreh tutje ai.