- Reklama -

Tahiri: Kjo është mazhoranca më e dobët parlamentare që e ka pasur Kosova

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se për pesë muaj sa ka qeverisur Qeveria Kurti, kjo është mazhoranca më e dobët parlamentare.

Ai ka thënë se gjatë këtyre pesë muajve janë miratuar vetëm 4 ligje dhe nuk kanë pasur të bëjnë asgjë me projektet e Qeverisë.

- Reklama -

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe Qeveria ishte shndërruar në ndërmarrje të madhe në punësimin e familjare.

“Sot ishte kulmi ku një nga institucionet më të rëndësishme, ku në zyrën e Auditorit vendoset të jetë motra e këshilltares së kryeministrit Albin Kurti. Gjithë këto vite prej që është ndërtuar ky institucion sot i është dhënë një goditje e madhe. Sot gjithashtu janë shënuar mbi 1000 raste me COVID dhe ministri i Shëndetësisë nuk bëhet i gjallë. Vendi ynë ka nevojë për një ministri shumë më efikase të shëndetësisë”, ka thënë ai.

Tahiri ka shtuar se shume parlamente në rajon kanë miratuar shumë ligje të cilat lidhen me rimëkëmbje të ekonomisë.

Ai ka thënë se Kosova edhe pse e ka ligjin, i njëjti prap nuk implementohet.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort