Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar sërish falje pasi shau sot gjatë seancës së Kuvendit.
Tahiri kërkon sërish falje pasi shau në Kuvend: Nuk iu drejtova askujt

Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se sharja nuk ishte e drejtuar ndaj asnjë deputeti dhe nuk kishte për qëllim fyerjen e askujt.
“Të dashur miq e të nderuar qytetarë. Për kërkim falje të sinqertë nuk ka nevojë për arsyetime, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithëve, për një reagim verbal të atypëratyshëm gjatë seancës së sotshme, i cili si i tillë nuk ishte i drejtuar ndaj asnjë deputeti në veçanti dhe as nuk kishte për qëllim fyerjen e askujt, si dhe i cili reagim nuk përfaqëson as qëndrimin tim politik si deputet dhe as karakterin tim personal si qytetar.“
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

