Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se do të presin nga shumica në Kuvend nëse do t’i votojnë amandamentet e AAK-së e më pas do të vendosin për mbështetjen për buxhetin 2026.
Tahiri kërkon që të mbështeten amandamentet e AAK-së

Ai ka shtuar se 14 prej amendamenteve janë të AAK-së dhe se do të ishte e palogjikshme të mos futeshin.
“Ne do të presim cili do jetë reagimi i qeverisë, ju shumicës, nëse edhe kësaj here nuk do të kalojë në seancë asnjë amandament i AAK-së, krejt ushtrimi edhe leximit të parë edhe procesit të shkurtimit të afatit për diskutimin e amandemtneve ka qenë mashtrim optik. Do lexojmë amandamentet tona dhe do shohim a do marrim mbështetje” – theksoi ai./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

