LAJME

Tahiri i PDK-së: Gjyqi ndaj katërshes së UÇK-së nuk ka të bëjë me zbardhjen e së vërtetës

Tahiri i PDK-së: Gjyqi ndaj katërshes së UÇK-së nuk ka të bëjë me zbardhjen e së vërtetës
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Nëntor 2026, 13:15

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se gjyqi ndaj katërshes së UÇK-së nuk ka lidhje me zbardhjen e së vërtetës.

Ai ka thënë se atyre mund t’ua vrasin kohën, por jo kontributin dhe emrat.

“Beteja në Hagë i tejkalon partitë. Duhet të jemi në betejë bashkërisht. Sot, kur po hyjnë në vitin e shtatë të kësaj pritjeje, duhet të kemi një mesazh në drejtësinë ndërkombëtare. Kosova u besoi, por sot pyesim se ku janë standardet e barabarta. A është kjo Evropa e vlerave që na është kërkuar? Nuk po u kërkojmë ta mbani anën e askujt, por ta mbani anën e drejtësisë”, ka thënë ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika