LAJME

Krasniqi: Gjykata Speciale i gjykoi ish-krerët e UÇK-së për postet politike

Krasniqi: Gjykata Speciale i gjykoi ish-krerët e UÇK-së për postet politike
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Nëntor 2026, 13:11

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë se Kosova nuk e fitoi lirinë duke pritur që dikush t’ia dhuronte.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk dënoi katërshen për veprimet e tyre, por për postet politike që kishin mbajtur.

Krasniqi ka thënë se krerët e UÇK-së janë pengje të një drejtësie ndërkombëtare “e cila me plotë meritë, padrejtësi është”.

“Jo rastësisht Smith këmbëngulte që drejtoria politike e UÇK-së ishte organ mbi organet tjera. Jo rastësisht duan t’i bëjnë përgjegjës personat që në një mënyrë apo tjetër ishin të lidhur me shtabin e UÇK-së. Pasojat e 16 shtatorit nuk ndihen tani, por vetëm pas një kohe të gjatë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Smith, pavarësisht që tha se UÇK-ja nuk ishte në gjyq, ajo që lexoi për 90 minuta vetëm sa e demantoi atë deklarim./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika