Presidentja Justina Shiroka-Pula ka kërkuar mbështetjen e mëtejshme të Zvicrës për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe avancimin e procesit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Kjo kërkesë u bë gjatë takimit në Prishtinë me ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, i cili njëkohësisht kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka-Pula ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy shteteve dhe ka falënderuar Zvicrën për mbështetjen e vazhdueshme. Ajo ka theksuar nevojën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe shtimin e investimeve zvicerane në Kosovë.





