Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë se janë të vetëdijshëm që gara zgjedhore ka përfunduar dhe tani urojnë që të kenë tema që i bashkojnë për të mirën e vendit.
Ai ka thënë se AAK vlerëson se kjo seancë që duhej të ishte konstituive e solemne, ka filluar me një rend jodemokratik.
Tahiri ka thënë se fituesi që nga fillimi ka ndërtuar diskurs publik përjashtues.
“I shtyrë nga logjika populiste, fituesi ka zgjedhur procedurën para përmbajtjes. Kemi një ekspoze që flitet për kauzat që Kurti i ka sulmuar më së shumti. Fituesi ka zgjedhur të veprojë shkëputur para se të veprojë në bashkëpunim. Ne jemi kundër secilës logjikë dominuese e arbitrare. Refuzojmë këtë kulturë të njëanshme. Mbi çdo interes të veçantë qëndron kultura jonë politike. Ajo që dua të them është se jemi të vetëdijshëm për sfidat megjithatë shihet qartë se qasja të cilën e ka marrë fituesi është qasje arbitrare që nuk i duhet vendit”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se po marrin përgjegjësi opozitarizmin, që ta ballafaqojnë Kurtin me të gjitha ato që i ka adresuar në opozitë.
Sipas tij, Kurti gjithmonë ka kritikuar dhe asnjëherë nuk ka dhënë alternativë.
Tahiri ka thënë se refuzojnë të votojnë Qeverinë Kurti.