LAJME

Tahiri: Çmimi i bukës pritet të rritet për 70 përqind

Tahiri: Çmimi i bukës pritet të rritet për 70 përqind
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shkurt 2022, 18:55

Për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi i bukës pritet të rritet deri në 70 përqind më shumë, kjo për shkak se Republika e Kosovës furnizohet nga Serbia me grurë e kjo nga Ukraina, dhe kështu do të ndikojë që të shtrenjtohet mielli e më pas produktet tjera.

Kështu ka deklaruar për emisionin “Ju flet Prishtina”, Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës.

Sipas Tahirit, prodhimet e grurit në vend nuk i plotësojnë kërkesat më shumë se 30 përqind, andaj pjesa tjetër importohet nga Serbia e shtete tjera.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika